Itali/ Nga Janari nis aplikimi i ilaçeve anti-Covid

0
142

Brenda muajit janar të 2022 Italia do të nis aplikimin e pilulave anti-Covid, që nuk zëvendësojnë vaksinën por që janë barrikada e parë e kryesore për të luftuar koronavirusin tek personat e infektuar.

“100 mijë dozat e para priten të mbërrijnë në Itali në fillim të vitit të ri”, ka informuar Komisari  për emergjencën Paolo Figliuolo. Do të jenë 50 mijë doza Mulnupiravir e 50 mijë doza Paxlovid.

Këto dy barna nuk do të jenë në tregun e lirë të farmacive, por vetëm në dispozicion të qendrave spitalore e të pacientëve mbi 65 vjeç apo që vuajnë nga sëmundje të rënda onkologjike, nga leucemia, që kanë kryer trapiante apo janë kardiopatikë e obezë

Pilulat anti-Covid duhet të merren brenda 5 ditëve të para të simptomave të Covid 19. Merren 2 herë në ditë, për 5 ditë rresht e kosto e ciklit të terapisë shkon nga 600 në 700 euro.

Pilulat anti-Covid mund të merren nga goja e nuk është e nevojshme kurimi në kushte spitalore.

Agjencia Europiane e Barnave ka dhënë ‘ok’ e përdorimit të këtyre medikamenteve në vendet anëtare të BE e në Danimarka ka nisur aplikimi i tyre.

Paxlovid është prodhuar nga Pfizer e testimet kanë konfirmuar se në 2246 vullnetarë të pavaksinuar e të infektuar nga varianti i ri Omicron, në 89% e tyre ka reduktuar nevojën e shtrimit në spital.

Ndërsa  me Molnupiravir i prodhuar nga shtëpia farmaceutike Merck, rezultati kanë qenë në 50%.

Sipas specialistëve italianë këto dy ilaçe kundër Covid19 janë mjaft delikate e duhet të merren vetëm nën këshillën e mjekut e mund të japin efekte kolaterale edhe pse të lehta.