Itali/ Plagosi tre shqiptarë, 52 vjeçari për t’i shpëtuar arrestimit tenton të vetëdigjet

0
98

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar 52 vjeçarin shqiptar Artur Haxhiu i cili pak ditë më parë tentoj të vriste për motive të dobëta, tre shqiptarë.

Ngjarja ndodhi në qytezën e Bibiones në rajonin e Venetos e 52 vjeçari Haxhiu ka tentuar të vrasë tre kolegë të tij të punës.

Njërin prej tyre e ka qëlluar në fytyrë e ndodhet në prognozë të rrezikshme për jetën e në komë farmaceutike.

Të plagosur, por jo në rrezik për jetën kanë mbetur dhe dy shqiptarë të tjerë.

Artur Haxhiu është kapur pas disa ditësh kërkim, pas sinjalizimit në polici të disa udhëtarëve që e kishin identifikuar në një autobus linje.

Në momentin e mbërritjes së patrullës policore e cila ka ndaluar autobuzin, shqiptari ndërsa zbriste nga automjeti ka tentuar të vetë digjet. Ka hedhur mbi trup një bidon benzine duke kërkuar t’i vë zjarrin vetes.

Ndërhyrja e forcave policore ka evituar këtë gjest tragjik.

Shqiptari Artur Haxhiu 52 vjeç është vënë në urdhër arresti me burg për tentativë të trefishtë vrasje për motive hakmarrje.