Italia vazhdon betejën me Covid-19, 49 viktima e 262 të infektuar

0
240

Italia vazhdon betejën e saj kundër pandemisë Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 viktima e 262 të infektuar me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur më 34 610, ndërsa i të infektuarve në 238 275.

Persona të shëruar nga koronairusi në Itali janë deri më sot 182 253, vetëm në 24 orët e fundit 546 pacientë.

Të infektuar aktivë me Covid 19 në Itali janë 21 212.

2474 prej tyre po kurohen në regjim spitalor  dhe 152 pacientë janë në repartet e terapisë intesive.

Në 24 orët e fundit, Italia ka kryer rreth 55 mijë tampone.

Rajoni i Lombardisë, më i godituri nga koronavirusi, vazhdon të jetë territori me numrin më të lartë të infektuarve në 24 orë.

Dita e sotme në këtë rajon ka shënuar 165 raste pozitive dhe 23 viktima.

ora news