Iu vendos lëndë plasëse në banesë, Komisioni i KLGJ vendos mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkaj

0
21

Komisioni i posaçëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosi mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkajn, të cilit iu vendos lëndë plasëse në banesën e tij në Shkodër një ditë më parë.Kujtojmë se rreth orës 03.00 të mëngjesit të së dielës, gjyqtarit Tonin Sterkaj iu vendos lëndë plasëse në oborrin e banesës së tij në qytetin e Shkodrës.

Gjyqtari ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni kush e ka bërë.

“Nuk kam dijeni se kush e ka bërë, unë jam gjyqtar dhe kam çështje penale çdo ditë në gjykim”, mësohet të ketë thënë ai.

Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqet.

Kjo ngjarje e rëndë shkaktoi reagim të fortë nga institucionet në vend, të cilët e konsideruan një akt kriminal dhe burracak.