Ja si nisi sherri në burgun e Peqinit/ 3 të burgosurit kanë pasur një…(Detajet)

0
317

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti mes tre të burgosurve dhe gardianëve në burgun e Peqinit ngjarje e ndodhur pasditën e sotme. Burime bëjnë me dije se tre të burgosurit, Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu kanë pasur një konflikt verbal mes tyre, konflikt i cili agravoi deri në konflikt fizik.

Në këtë moment kanë ndërhyrë dy gardianët, me qëllim ndarjen e tyre, por aty gjakrat janë ndezur më shumë ku të burgosurit kanë goditur e dhunuar edhe gardianët. Menjëherë kanë ndërhyrë efektivë të tjerë të burgjeve duke vënë situatën në kontroll ndërsa për tre të burgosurit përveçse u vendosën në izolim, ndaj tyre u ngrit edhe akuza penale.

Më konkretisht ata akuzohen për rebelim të të dënuaeve dhe kundërshtim i punonjësve që kryen detyrë shtetërore. Tre personat janë arrestuar dhe izoluar në burgun e Peqinit për dhunë në familje dhe vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu