Ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë Superiore, do të luhen të gjitha ditë e mërkurë më 29 gusht.
Do të jetë Luftëtari-Kukësi dhe Vllaznia-Flamurtari që do luhen në 17:45. Skënderbeu-Partizani dhe Teuta-Laçi do të luhen duke filluar nga ora 20:45. Ndërsa Tirana-Bylis luhet duke filluar nga ora 19:00, ndonëse në fillim ishte planifikuar për në orën 20:45, ku do të jetë edhe ceremonia e titullit, në stadiumin “Air Albania”.
Mund të thuhet se kjo do të jetë java e “qejfit”, pasi në Superiore tani është vendosur gjithçka, duke filluar nga titulli, mbijetesa dhe Europa.
Ja të gjitha ndeshjet:
Luftëtari-Kukësi 17:45
Vllaznia-Flamurtari 17:45
Tirana-Bylis 19:00
Teuta-Laçi 20:45
Skënderbeu-Partizani 20:45
PANORAMASPORT.AL