Je e imja!/ Enca Haxhia në një romancë? Këngëtarja publikon letrën e dashurisë

0
96

Ruensa Haxhia ose ndryshe e njohur me emrin Enca, është një nga artistet më të përfolura në showbizin shqiptar.

Këngëtarja kohët e fundit e ka lënë mënjanë muzikën dhe “po shijon” jetën siç ajo e konsideron shpesh në rrjetet e saj sociale duke publikuar pamje të vendeve luksoze ku ajo kalon pushimet e saj.

Enca është treguar gjithmonë e rezervuar kur vjen puna për jetën e saj private, duke mos bërë publike asnjë romancë deri më tani. Dhe pse është përfolur për një lidhje me një djalë të huaj, këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani.

Mirëpo së fundmi, artistja ka publikuar në InstaStory një letër dashurie, ku duket se e ka marrë nga një person i veçantë.

“Faleminderit që je e imja”- shkruhej në letër dhe krahas postimit Enca shprehej: “Të zgjohem kështu”- duke i bashkangjitur disa emoji me fytyra të lumtura.

Image