Aktorja e “Rejan”, Ebru Şahin dhe Akın Akınözü, falë suksesit të këtij projekti kanë kapur pagesa shumë të mira rreth 4 dhe 6 mijë euro për një episod. Ebru paguhet 2 mijë euro më pak se Akin, duke konfirmuar edhe pabarazinë mes burrit dhe gruas në industrinë e filmave.
Tolgahan Sayışman, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, mbetet një nga yjet kryesorë të showbizit turk. Për një episod të serialit të ri “Kampioni” aktori paguhet rreth 9 mijë euro.
Lexo Edhe:
‘E bukura ime’, Usta nuk po ndal së shprehuri dashurinë për Gentën
Burçin Terzioğlu, pas suksesit në produksionin e platformës online “Netflix”, i rikthehet serialeve me një pagesë prej 9 mijë eurosh në një episod. Për një aktore jo vetëm të talentuar, por edhe një personazh me influencë në media, një pagesë e tillë është e pranueshme, transmeton lapsi.
Engin Akyürek mbetet një fenomen i kinematografisë turke. Pagesa për një episod shkon rreth 27 mijë euro. Engin Altan Düzyatan është një prej aktorëve më të kërkuar në Turqi.
Nuk është surprizë që të jetë ndër më të paguarit në industrinë e filmave. Për serialin e ri diskutohen shumat nga 15 mijë deri në 30 mijë euro për një episod.
Burak Özçivit, i cili ka luajtur në “Dashuri e pafund”, paguhet më shumë se 40 mijë euro për një episod. Aktori nuk është i dashur vetëm për publikun turk, por edhe jashtë, çka ka bërë që producenti Mehmet Bozdağ të nënshkruajë një kontratë për 5 vitet e ardhshme me të. Në xhirimet e Osman pagesa e lartë është e justifikueshme për shkak të vështirësive fizike në skena të ndryshme.
Çagatay Ulusoy paguhet më shumë se 66 mijë euro për një episod të serialit “The Protector” të “Netflix”. Aktualisht, është aktori më i paguar me një shumë fenomenale prej 2,6 milionë eurosh për katër sezonet e serialit.
Por ky rast edhe mund të përjashtohet pasi pagat amerikane nuk mund të krahasohen me ato turke. Nëse duket shumë për një aktor turk, pagesa të tilla janë normale në produksionet amerikane, një aktor fëmijë në serialin “Very strange things” fiton 250 mijë dollarë për një episod.