19.4 C
Elbasan

Reagimi i parë i Presidentit Thaçi pas lajmit se ka aktakuzë në Hagë

Presidenti Hashim Thaçi është lajmëruar për herë të parë që nga koha kur Zyra Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër tij dhe Kadri Veselit nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi, i cili akoma nuk është deklaruar personalisht rreth akuzave te prokurorit në ballinën e profilit të tij në Facebook ka vendosur emblemën e UÇK’së.

Pas lajmit për aktakuzë, Presidenti Hashim Thaci, i cili ishte nisur për në Uashington, anuloi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e dha Richard Grenell, emisar i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselit.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në aktakuzë.

G.Expres

Lajme të tjera

Nigeri: Zemërim për martesën në grup të 100 vajzave dhe grave të reja

Një grup i të drejtave në Nigeri ka nisur një peticion për të ndaluar planet e liderëve fetarë dhe një ligjvënës për të detyruar 100 vajza...

U fsheh në pyllin e Semanit, iu afrua banesës para se të vetëdorëzohej/ Zbulohet itinerari që bëri autori pasi qëlloi me plumb në kokë...

Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur...

Publikohen FOTOT e viktimës shqiptare që u vra mizorisht në rrugët e Athinës! Bashkëshorti i nguli thikën në bark dhe u largua

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë në...

Përfshihen në grevë urie të burgosurit në 41-biss në Peqin! Të dënuarit kanë katër kërkesa, ja cilat janë

Përfshihen në greve urie disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin “biss”, Albert Ilir...

Prej vitesh pa rrugë! Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” i drejtohen Muratajt për ndihmë!

Prej shumë vitësh banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë duke vuajtur mungësen e investimeve në infrastrukturë. Rruga që mban emrin “Nazmi Hasa”...

Dëshmia prekëse: Burri u gëzua që isha me kancer, më kapte si leckë…

Sot Ana është 50-vjeçe. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, ajo nuk e ka harruar tërbimin që i lexohej në sytë e ish-partnerit dhunues. Gjithçka...