Jo vetëm zarfe me para, Berisha: Kryetari i Bashkisë Gramsh ndan ushqime për vota

0
134

Sa më shumë i afrohemi 25 prillit, datës së zgjedhjeve, aq më shumë shtohen tentativat për blerjen e votës.

Përveç akuzave për zarfe me para, punësime në administratë apo edhe kërcënime me humbje të vendit të punës, një mënyrë tjetër që po përdoret është edhe ajo e ndarjes së ushqimeve për njerëzit në nevojë.

Rastin më të fundit e denoncon ish kryeministri Sali Berisha, i cili akuzon kryebashkiakun e Gramshit Klodian Taçe se ndan ushqime për vota, përcjell Ora News.

Narkokryetari i Bashkisë së Gramshit ndan ushqime per vota”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha në denoncimin që e shoqëron me një foto.