Kamionçina përplas fëmijën 12-vjeçar në Elbasan

0
168

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, tek kthesa e Krastës. Mësohet një kamionçinë ka përplasur një fëmijë rreth 12-vjeç.

I mituri është transportuar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al, në rrugë shihen njolla gjaku, një kapele e bardhë dhe një shapkë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. s.b/abcnews.al/