Kamioni përmbyset në rrugë, merr para disa automjete. Lëndohet shoferi

0
248

Një automjet tip kamion është përmbysur në rrugën “Kadri Kullkashi” në kryeqytet dhe për pasojë ka përplasur dy makina, një taksi dhe një automjet tjetër tip “BMW”.

Shoferi i kamionit ka mbetur i lënduar.

Paraprakisht dyshohet se kamioni ka rrëshqitur në një dishezë të fortë dhe drejtuesi i tij nuk ka mundur të manovrojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave./ abcnews.al