Kamioni përplas ambulancën, vdes pacienti që po transportohej në Tiranë

0
1046

Dashamir Koçaj 77 vjeç, ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej me ambulancë për në Tiranë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak minuta më parë në kryqëzim të autostradës Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Savres”.

Burime bëjnë me dije se një kamion është përplasur me ambulancën e cila ishte duke transportuar 77-vjeçarin në Tiranë.

Mësohet se i ndjeri nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka humbur jetën.

Të lënduar kanë mbetur drejtuesi i ambulancës, infermierja dhe vajza e cila po shoqëronte të atin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëhere policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.