Kamioni u rrëzua, detaje nga aksidenti i rëndë në Vlorë: Shoferi dhe pasagjeri “fluturuan” nga xhamat

0
97

Zbardhen të tjera detaje për aksidentin e rëndë në Vlorë, paraditen e sotme. Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije për gazetarin Elton Nikaj se aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë. Drejtuesi i kamionit së bashku me pasagjerin kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum.

Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë në humnere është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit.  Përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit, dhe ngarkesa me zhavor i ka mbuluar të dy trupat.

Një është identifikuat dhe duket, por trupi i dytë po kërkohet. Zjarrfikësit, policia, por dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, ku po kryhen punime. /abcnews.al