Kancelari Scholz takohet sot me Kurtin e Vuçiçin

0
121

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë sot takime të ndara në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode përmes një postimi në Twitter.

Ai ka shkruar se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, pas takimeve, në orën 16:00. Në qendër të diskutimeve do të jetë koordinimi i mëtejshëm mbi agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Pritet që në këtë takim të vazhdojnë gjithashtu diskutimet për çështjen e targave, për të cilën palët nuk janë dakordësuar në takimin e fundit në Bruksel. Marrëveshja e përkohshme për targat përcakton mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë kur ato kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Në anën tjetër, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se në pasditen e së mërkurës do të mbajë takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiçin. g.v/abcnews.al