Kandidatura për Presidentin, Boçi: Duhet ta propozojë opozita për të balancuar pushtetet

0
93

Më shumë se sa një figurë konsensuale, për nënkryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Luçiano Boçin, kandidatura e Presidentit të ri të vendit, duhet t’i lihet në dorë plotësisht opozitës si një mënyrë që kryeministri Edi Rama të balancojë pushtetin që ka.

Boçi thekson se nuk ka asnjë pengesë që kreu i grupit Enkelejd Alibeaj të thërrasë një mbledhje, nga ku deputetët demokratë të dalin me një qëndrim të unifikuar mbi qasjen që do kenë ndaj kandidaturave për Kreun e Shtetit.

Por, ai kritikon Alibeajn për padinë ndaj regjistrimit në gjykatë të vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Zgjedhjet në bazë, Boçi i konsideron si afatin e duhur kohor që demokratët e thjeshtë të bashkohen dhe mohon mundësinë e një tjetër shtyrje të këtyre proceseve.

Ai tregon një shembull që, sipas tij, Komisioni i Rithemelimit ka toleruar mjaftueshëm që PD të bashkohet: “Në situata ku forumet drejtuese nuk ushtrojnë veprimtarinë e tyre ose nuk funksionojnë për shkak të mungesës së kuorumeve, ka një lloj konsensusi politik. Është një gjendje e ndërmjetme midis “de facto”-s dhe “de jure”-s, por është një gjendje që i shërben sinjaleve të bashkimit”.

Për Boçin, Kuvendi i 30 prillit do t’i bëjë funksionale të gjitha forumet vendimmarrëse në PD.

A2