Kaos në Turqi/ Zhvlerësohet lira, qytetarët dalin rrugëve e kërkojnë largimin e Erdoganit: Po fundosemi

0
161

Turqia ndodhet në  gjendje trazirash për shkak të zhvillimeve të njëpasnjëshme që kanë ardhur nga një rënie rekord e  lirës turke, pas deklaratave të fundit të presidentit turk Tajip Erdogan për një “luftë për pavarësi ekonomike”.

Protesta të ashpra  nga qytetarët

Qytetarët nga pjesë të ndryshme të vendit kanë  dalë në rrugë, në shenjë proteset, duke u përplasur me autoritetet, duke djegur dollarë false, siç ndodhi në qytetin e Dijarbakirit. Në zonën e Kourtoulous, gratë shprehën zemërimin e tyre për situatën që po përjetojnë, duke goditur tenxheret dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Kaos në Turqi/ Zhvlerësohet lira, qytetarët dalin  rrugëve e

Qytetarët në deklaratat e tyre në media dhe në faqet e internetit shprehen se kanë arritur kufijtë e tyre pas rënies së re të lirës turke. Në pankarta e protestueseve shkruhet: “Po fundosemi”, “Dorëheqje e qeverisë”, “Nuk ia dalim dot”.

Kushtet e reja

Pas rënies së lirës turke, shumë gjëra ndryshojnë nga momenti në moment në Turqi. Për shembull, kafeja, vaji dhe sheqeri shiten në mënyrë të moderuar. Kufizimet nisën fillimisht me sasinë e sheqerit dhe vajit, dhe vazhduan me kafen, duke shkaktuar reagime të forta te qytetarët.

Dhe e gjithë kjo nuk ka fund, pasi analistët vlerësojnë se zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës turke do të reflektohet në çmimet e produkteve në ditët në vijim, duke sjellë si pasojë një klimë shqetësuese tek qytetarët, të cilët shohin të ardhurat e tyre të ulen çdo ditë.

Kaos në Turqi/ Zhvlerësohet lira, qytetarët dalin  rrugëve e

Paga më e ulët neto u tkurr nga 380 dollarë (pothuajse 338 euro) që ishte në janar, në 224 dollarë (199 euro) dje me kursin e këmbimit të ditës.

Madje disa qytetarë  po përpiqen të kursejnë para në ar, pasi inflacioni zyrtarisht ka arritur pothuajse 20% që nga fillimi i vitit.

Kolapsi i lirës 

Monedha turke pësoi rënie drastike pasi aktualisht 13 lira shkëmbehen për një dollar, një rënie prej 15 për qind.

Rënia e saj erdhi mes garancive nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan se vendi nuk do të ndryshojë politikën e tij monetare, por do të vazhdojë të “rezistojë presionit” nga ata që shtyjnë për norma më të larta interesi.

Turqia po përballet me krizën më të rëndë të monedhës së saj nga gushti i vitit 2018, kur vlera e lirës arriti në nivelet më të ulëta historike gjatë një mosmarrëveshjeje me presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Banka Qendrore Turke të enjten iu nënshtrua presionit të presidentit Erdogan dhe uli normën e saj nga 16 në 15 për qind, pavarësisht rritjes së inflacionit dhe devalvimit të shpejtë të monedhës.

Erdogan, një kundërshtar i hapur i normave të larta të interesit, e ka ndërtuar gjithmonë popullaritetin e tij mbi një reputacion të rritjes së fortë ekonomike dhe përmirësimit të të ardhurave të familjeve në të gjithë vendin.

Kaos në Turqi/ Zhvlerësohet lira, qytetarët dalin  rrugëve e

Ai është i njohur për besimin e tij të fortë se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion në vend që të ndihmojnë në uljen e tij.

Udhëheqësi turk ishte i ashpër dhe mbrojti politikat aktuale në një fjalim drejtuar kombit pas një takimi të kabinetit të hënën.

“Ne shohim lojën lojën e atyre sa i takon monedhës, interesit dhe rritje së çmimeve … dhe ne tregojmë vullnetin tonë për të vazhduar me planin tonë të lojës,” tha ai.

“Ne do të dalim fitimtarë nga kjo luftë e pavarësisë ekonomike me ndihmën e Zotit dhe popullit tonë.”

Lira ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit