Kapet me armë dhe drogë në banesë, pranga 18 vjeçarit në Sarandë

0
160

Një 18 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i riu kishte fshehur në banesë një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

Policia i gjeti gjithashtu të riut edhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë. Sakaq, arma e zjarrit, fishekët dhe lënda narkotike kokainë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.