Kapet në Fier i shumëkërkuari nga Interpoli

0
93

Policia e Fierit ka vënë në pranga në 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas policisë arrestimi i 45-vjeçarit nga Fieri u realizua në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Member”.

45-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës./abcnews.al/