Katastrofë mjedisore në Lezhë/ Plehra dhe mbetje spitalore hidhen në brigjet e lumit Mat

0
42

Vijon skandali me mbetjet në brigjet e lumit Mat në afërsi të Burgut të Shënkollit në Lezhë.

Mbeturinave ju është vënë flaka, ndërsa autoritetet nuk kanë arritur ende të zbulojnë personat që hedhin mbeturina në këtë vend përfshirë dhe ata spitalore.

Kjo situatë vijon prej shumë muajsh dhe autoritetet janë vënë në lëvizje vetëm pas denoncimit të rastit nga mediat, por pa arritur ende t’i japin zgjidhje problematikës.

Banor të zonës të cilët nuk duan të identifikohen thonë jashtë kameras se mbeturinat në këtë vend hidhen prej vitesh nga burgu i Shënkollit.