Kim Kardashian habit me veprimin e fundit ndaj Jennifer Lopez, pas lajmit të lidhjes me Alex

0
126

Kim Kardashian dhe Alex Rodrguez së fundmi janë përfshirë në një temë diskutimi në mediat rozë për shkak se aludohet se kanë nisur një lidhje së bashku.

Sipas disa burimeve, Kim ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Alex dhe po mendon seriozisht të dalë me të pasi dëshiron të takojë dikë që mund të përputhet me të në anën financiare dhe në status.

Dhe nga ana tjetër u tha që mamaja e saj, Kris, beson se Kim dhe Alex mund të jenë “çifti i ri i artë i Amerikës”.

Por, disa burime për “Mirror” thanë se lajmet nuk janë të vërteta dhe se familja Kardashian-Jenner ka marrëdhënie shumë të mira me Jennifer Lopez.

Këtë fakt e ka vërtetuar ditën e djeshme vetë Kim, e cila ka postuar në Instastory një fotografi të Jennifer me rastin e ditëlindjes.

Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë! Të dua!”, shkruan Kim Kardashian në urimin e saj për Jennifer Lopez.

Image

 

© SYRI.net