Kledi Bahiti largohet papritur nga “Threedots Production”

0
289

Producenti i njohur Kledi Bahiti është larguar së fundmi nga grupi i famshëm i producentëve, “Threedots Production”.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime për “Iconstyle.al”, të cilat tregojnë se Kledi nuk po bashkëpunon më me djemtë prej pak kohësh.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e largimit të tij, megjithatë mësohet se Kledi është bërë pjesë e një tjetër studioje muzikore.

Kledi ndau në InstaStory një foto me një artist të ri, teksa punonin së bashku në studio.

Producenti nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare për largimin, madje as djemtë e “Threedots”.

Megjithatë, ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe deri tani duket se largimi ka qenë pa hatërmbetje.

Real News