Kamerat filmuan grabitjen e Postës, autorët të veshur sportiv dhe me kapuçë, njëri çalonte

0
233

Një postë private është grabitur mbrëmjen e të martës në kryeqytet. Dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë hyrë në ambientet e postës private që ndodhet pranë ish-sheshit “Shqiponja” dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Fillimisht autorët janë përballur me rojën e postës, të cilët e kanë kërcënuar me armë. Në momentin e grabitjes punëtorët e postës po mbyllnin bilancin ditor, pasi pika e postës është zyra qendrore e zyrave për kryeqytetin dhe gjithë Shqipërinë.

Grabitësit janë pikasur nga kamerat e sigurisë së postës dhe për këtë arsye policia bën me dije se ka krijuar identikitin e tyre. Ata kanë qenë të veshur sportiv dhe me kapuç, që për policinë janë të moshës rreth 30-vjeç, njëri prej tyre është vënë re që çalonte.

Magazina e ka pasur hyrjen nga rruga kryesore, por për shkak të punimeve te ish-sheshi “Shqiponja”, por ajo hyrje është bllokuar, ndërsa puna kryhej nga hyrja që është në pjesën e brendshme të rrugicës së lagjes ku ndodhi edhe grabitja.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë gjithë grabitjen, por edhe targën e motorit me të cilin u larguan dy autorët. Mësohet se në momentin e grabitjes në postë nuk ka patur sasi të madhe lekësh.

Me të kryer grabitjen autorët janë larguar me një motoçiklete në drejtim të ish-doganës, dhe më pas dyshohet se kanë humbur gjurmët në autostradën Tiranë-Durrës. Policia shprehet se ka shpërndarë të dhënat për dy autorët e dyshuar në gjithë pikat e ngritura, por ende pas disa orësh ende nuk kemi një rezultat konkret.

Krahas hetimeve për gjetjen e autorëve të dyshuar policia ka shoqëruar disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Krahas tyre policia ka shoqëruar dhe punonjës të postës, pasi ka dyshime se autorët të kenë bashkëpunëtor brenda zyrës.

/Ora News.tv/