Klopp: Nuk mund ta kritikoj Low për asgjë, Gjermania fiton Euro 2021

0
171

Gjermania nuk po kalon një moment të mirë dhe Joachim Low ka pësuar shumë kritika kohët e fundit. Shumë është folur për shkarkimin i tij nga stoli i kombëtares, por drejtuesit e Federatës konfirmuan besimin te 60-vjeçari.

Jurgen Klopp shihet si pasardhësi i Low te pankina e Gjermanisë. Trajneri i Liverpool nuk flet asnjë fjalë negative për homologun e tij në prononcimin e dhënë për Welt am Sonntag, teksa beson se Gjermania mund të shpallet fituese në Euro 2021.

Personalisht, unë mendoj se Low ka shumë mundësi të ndryshojë për mirë situatën në kombëtare. Vitin e ardhshëm do të luhet Europiani, Gjermania mund të shkojë larg ose mund të fitojë trofeun.

Askush nuk është perfekt, por Low është një trajner i aftë. 0% kritika për të, nuk mund ta kritikoj për asgjë. Efekti i disa zgjedhjeve mund të shihet me kalimin e kohës.

Unë kam besim të plotë tek ai, pasi ka planifikuar gjithçka në mënyrën e duhur. Njerëzit kujtojnë se trajneri i ri do të rregullojë menjëherë gjërat, por nuk është trajneri arsyeja e vetme që gjërat ecin mirë ose jo“, deklaron Klopp. /abcnews.al