Koha për të blerë gjelin!

0
221

Edhe pse jemi gati 3 javë larg nga festat e fundvitit, çmimet e gjelit të detit në tregun e Roskovecit janë më të ulëta së një vit më parë.

Në pazar çmimi për kg i gjelit të detit është 1000 lek (pesha e gjallë) ndërkohë që pula e detit shitet me 1200 lekë kg.

Rritësit e gjelit të detit në Roskovec që vijnë nga zona të ndryshme për të tregtuar thonë se këtë vit çmimi është më i ulët pasi ka rënë fluksi i blerësve si dhe ka sasi me të mëdha në numër që rriten nga fermerët.

Shumë prej rritësve të gjelave të zonës se Roskoevcit prisnin një çmim më të lartë për këtë vit por deri tani janë të zhgënjyer. Ata shpresojnë që në ditët në vijim të këtë një rritje të këtij çmimi pasi kjo do të kompensonte mundimet dhe shpenzimet për rritjen e gjelit të detit.

 

Top Channel