“Koha për të shkruar historinë”

0
157

Për shumëkend këto zgjedhje mund të jenë mundësia e fundit për të parë e për të jetuar ndryshimin. Çdo ditë përgjatë dekadave të gjithë ju që jetoni në Elbasan,Librazhd, Prrenjas, Cërrik,Belsh Gramash e Peqin keni qenë dëshmitarë dhe këni vuajtur në kurrizin tuaj situatën e rënduar.

Ju nëna keni ndjenë në sytë tuaj lotët teksa shihn fëmijët t’iu largohen nga shtëpitë në drejtim të një punë në emigracion.

Ju baballarë këni përjetuar dhimbjen e të parit dhomën e fëmijëve bosh sepse ata janë detyruar të largohen për të pasur një jetë më të mirë diku në cepin tjetër të botës.

Ç’mund të themi për gjyshërit? Ata janë vrarë shpirtërisht më shumë se të gjithë. Nëse janë me fat kanë një fëmijë në emigracion nëse jo mundësia e vetme e mbijetesës është pensioni qesharak që mezi presin në fund të muajit. Pensioni të cilin duhet ta ndajnë mes pagesës së faturave, ilaçeve dhe bukës.

Po ju të rinj?

A nuk jeni lodhur duke u rritur me mund nga prindërit tuaj që me mish e me shpirt kanë coptuar vetën për t’iu dërguar në shkollë? Për t’iu arsimuar që nesër të gjeni një punë të mirë e të mos vuani si ata të cilët jo për fajin e tyre pjesën më të madhe të jetës e kaluan duke mos e ngrituar kokën sepse sapo mundoheshin ishte dikush i gatshëm t’ia ulte sepse kishte pushtet! A nuk e doni ju vendin tuaj? A nuk e doni ju shtëpinë tuaj? Ajo mund të jetë e thjeshtë po është e mbushur me dashuri të cilën nuk do ta gjeni as në vilat më luksoze në çdo cep të botës dhe sot ju takon juve të mbroni familjen dhe shtëpinë tuaj. Sot, jeni ju të rinjtë, e ardhmja e Shqipërisë që ka fuqinë të shkruaj një histori të re për të. Prindërit tanë bën sa mundën për ne,tani është momenti ynë për ta ndryshuar të ardhmen. Votoni këtë 25 Prill duke besuar tek ata që janë si ju! Votoni duke besuar tek të rinjte si ju! Votoni të bindur se vota juaj ka fuqinë të ndryshojë historinë.