Kombëtarja humbet Marash Kumbullën, mbrojtësi kthehet në Itali

0
228

Marash Kumbulla ka kryer sot testet mjekësore për të verifikuar situatën e tij fizike. Në fund të konferencës së të shtunës, trajneri Edi Reja mori njoftimin se mbrojtësi i Veronës ëhstë i dëmtuar.
kumbulla.verona.2019.201.750x450
20-vjeçari është paraqitur në grumbullim, siç edhe e kërkon rregullorja e FIFA-s dhe ka bërë një kontroll nga mjeku i Kombëtares Xhanluka Stesina. Për qendërmbrojtësin, gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore, rikuperimi i të cilës kërkon të paktën 10 ditë. Për këtë është vendosur që Kumbulla të lërë grumbullimimin për t’u rikthyer në Itali.

Rjedhimisht, Kumbulla humbet dy takimet e para të Ligës së Kombeve kundër Bjellorusië (4 shtator) dhe Lituanisë (7 shtator).

 

PANORAMASPORT.AL