Konfindustria: Çmimet e larta goditën turizmin në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të vitit

0
64

Konfindustria ka vlerësuar, se cmimet e larta të karburanteve kanë goditur industrinë e turizmit në pjesën e parë të sezonit turistik 2022.

“Mbështetur në analizën e të dhënave të ardhura nga operatorët turistikë gjatë periudhës 10 qershor-10 korrik 2022 kemi një rënie mesatare prej të paktën 20% krahasimisht me vitin pararendës. Sidomos rënia është e ndjeshme në turizmin e brendshëm,” deklaroi Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku.

Ndër shkaqet kryesore të rënies së numrit të turizmit sipas operatorëve, renditet shtrenjtimi i ndjeshëm i karburanteve prej afër 40%.

“Shkaqe të tjera janë rritja e përgjithshme e detyruar e cmimeve të:- furnizimeve ushqimore,- energjisë elektrike, – fuqisë punëtore, etj. Ndikim të ndjeshëm në rënien e flukseve turistike të huaja kanë dhënë edhe pasojat e luftës në Ukrahinë si dhe konkurenca e fortë e ofertës turistike të vendeve fqinje sidomos Greqisë,” tha ai.