Çifti i njohur i telenovelave, William Levy dhe Elizabeth Gutierrez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila ka qenë me shumë ulje dhe ngritje.
Ky lajm i ka befasuar fansat e çiftit.
Ka qenë William që e ka konfirmuar ndarjen e nëna e fëmijëve të tij.
Përmes një postimi në “Instagram”, ai ka shkruar:
“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por në do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.
Mirëpo, nuk dihet çfarë ndodhi dhe pas 10 minutash, Levy e ka fshirë postimin.
Megjithatë, dikush mundi të siguronte një screenshoot dhe e shpërndau atë.
Më vonë ai ka ndarë një tjetër “Story”, ku shkruan: “Jam gati për kapitullin e ri në jetën time!”
Ndërkohë, Elizabeth nuk ka reaguar ende lidhur me këtë çështje.
© SYRI.net