Konfiskimi pa u dhënë ende vendimi i gjykatës, hapet me dhunë dera e ‘Prestige Resort’

0
96

Forcat e policisë kanë hapur me dhunë këtë të mërkurë ambientet e godinës së Prestige Resort në Golem, për ta konfiskuar, edhe pse gjykata administrative nuk ka dhënë ende vendimin.

Forca të shumta policie janë vendosur në kordon tek dera që u hap me dhunë dhe nuk kanë lejuar përfaqësuesit ligjore të Erjoni Shpk dhe Hysenbelliu Group të futen brenda e të jenë të pranishëm në momentet që përfaqësuesit e Shërbimit Social Shtetëror pretendojnë se do bëjnë inventarin.

Policia ka krijuar tensione pasi nuk ka lejuar as kamerat dhe gazetarët të afrohen për të filmuar dhe dëshmuar situatën e paprecedentë që po ndodh.