Një sherr me thika ka ndodhur mes dy adoleshentësh në Shkodër, në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Dy 16-vjeçarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë dhe njëri prej tyre është dëmtuar me mjetin prerës. K.L., 16 vjeç është në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes me thikë.
Shërbimet policore kanë arritur ta identifikojnë atë dhe është Xh.P., 16 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.
- Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.