Konsiderohej i rrezikshëm/ Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Greqi

0
3670

Gentjan Abazaj, 43 vjeç, i konsideruar person me rrezikshmëri, u kap nga policia greke në lagjen “Peristeri” të Athinës. Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një lokal të zonës nga sektori i kërkimi në bashkëpunim me skuadrën e OPKE.

Abazaj rezulton i dënuar me 10 vjet heqje lirie dhe 50 mijë euro gjobë nga Gjykata e Athinës, si kreu i një grupi kriminal që shpërndante kokainë dhe kanabis në Athinë.

Ai  kamuflohej duke lëvizur me automjete të ndryshme luksoze me targa të huaja, përfshirë ato shqiptare. Është faktuar përfshirja e tij në 60 raste shit-blerje droge.Shqiptari rezulton i dënuar më parë për çështje droge, armësh dhe falsifikim, ndërkohë që ka vuajtur dënim në burgje të ndryshme të Greqisë. Sipas mediave, greke, shqiptari iu gjet në banesë  2.5 kg kokainë dhe 3,4 gramë marijuanë, pajisje paketimi dhe peshimi.