Në Shqipëri jeton një komunitet i vogël koreanësh. Sipas të dhënave rreth 50 shtetas me origjinë nga Koreja e Jugut jetojnë në vendin tonë. Një pjesë e tyre janë të vendosur prej vitesh në fshatin Laknas pranë Tiranës.
Në një prej shtëpive të tyre në Laknas na priti Migena, Beni dhe Gjuni nga Koreja dhe shumë bashkëkombas të tjerë të tyre. Prej shumë vitesh në Shqipëri, koreanët përveçse mësuan gjuhën shqipe, ndërruan edhe emrat për t’u përshtatur më mirë me vendin tonë.
Milyung Park (Migena Park): Unë e kam emrin Mikio, por kur më pyeti dikush si e ke emrin ia thashë, a po Migena më tha dhe kështu më mbeti Migena.
Byunggyoo Ryoo (Beni Ryoo): Arben jo, Benjamin, Beni.
Youngmug Choi (Gjuni) – korean
Migenën në Shqipëri nga Koreja e largët e solli një mision i veçantë.
“Kam ardhur në Shqiperi në vitin 1999 kur ishte lufta e Kosovës për të ndihmuar refugjatët”.
Gjuni erdhi në Shqipëri në vitin 2003, ka jetuar në qytete të ndryshme dhe në 10 vitet e fundit në Laknas, ku duket se ka gjetur qetësinë.
“Njerëzit shumë të mirë, të ëmbël dhe sidomos moti, shumë qetë”.
Gjuni është pastor dhe njëkohësisht edhe gazetar. Vazhdimisht raporton për Shqipërinë në Korenë e Jugut.
“Lajm te mire dhe lajmet më të nevojshme per shqiptaret”.
Ndërsa Beni prej vitit 2018 jeton në qytetin e Kukësit, bashkë me fëmijët dhe bashkëshorten.
“Ajri, uji, kuksianet cdo gje mire atje”.
Të kthyer në një traditë, fundi i nëntorit prej vitesh i bën bashkë koreanët në Shqipëri për një festë të veçantë.
“Kuzhina koreane është një nga më të njohurat në botë. Koreanë që jetojnë në Shqipëri, por edhe të ardhur nga shtete të tjera janë mbledhur në Laknas për të përgatitur kimcije, një ushqim tradicional shumë i ngjashëm me turshitë tona, por edhe për të shijuar gatime të tjera tradicionale të Koresë”.
Kimçi përgatitet me lakër koreane, e cila nuk kultivohet në Shqipëri.
“E kemi sjellë lakrën nga mqedonia është dikush që u kultivon atje. E vendosim në ujë me kripë, më pas mbushja”.
“Te gjithe koreanet e duan kimci”.
“Çdo korean jemi mbledhur ketu per te bere kete festen sepse ne shqiperi nuk jemi shume koreane. Presim gjithmonë nëtorin për të përgatitur”.
Në Laknas kanë ardhur edhe koreanë që jetojnë në vende të tjera.
“Unë kam ardhur nga Holanda. Qëllimi ynë është të promovojnë kulturen tonë. Duam te japim mesazhin e bashkimit, pra Koreja dhe Shqipëria bashkë”.
Punës për të përgatitur kimçi i janë bashkuar edhe shqiptarë.
“Eshte hera e pare që po gatuaj dhe nje eksperience shume e bukur. Te ngjashem jemi por mendoj se jane me shume bashkepunues me njeri tjetrin”, tha Valbona Zaçe.
Pervecse ne Laknas, kur jetojne 4 familje koreanojugore, te tjere bashkekombas te tyre jane vendosur ne zona te tjera te Tuiranes, e po ashtu pjesetare te ketij komuniteti te ardhur prej vitesh ne shqiperi per profesione te ndryshme jetojne dhe ne Kukes e ne Peqin./abcnews.al