Koronavirusi godet një tjetër ekip të Serie A, gjashtë të infektuar

0
126

Pas Spezias, një tjetër ekip i Serie A është goditur nga pandemia COVID-19.

Bëhet fjalë për Empolin, ekipin e promovuar në Serie A këtë edicion, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tottenham s’e ka ndërmend ta shes Kanen

Përmes një komunikate për media, klubi italian njoftoi infektimin e gjashtë pjesëtarëve, teksa theksoi se ata janë izoluar dhe iu janë nënshtruar protokolleve shëndetësore për pandeminë.

“Klubi i Futbollit Empoli njofton se testet e kryera kanë nxjerrë pozitiv ndaj Covid-19 nga 6 anëtarë të ekipit. Rastet u vendosën në izolim, sipas protokollit në fuqi, teksa janë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente shëndetësore, si dhe duke aktivizuar të gjitha procedurat e kërkuara nga ligji” – thuhej ndër tjera në komunikatë.

Empoli kishte programuar një takim miqësor ditën e nesërme me Couiopelli, por e ka anuluar këtë sfidë për shkak të rasteve me koronavirus. /Gazeta Express