“Kosovë, ne të dalim zot!” Festohen sot 16 vite nga shpallja e Pavarësisë

0
97

Kosova sot feston 16-vjetorin e Pavarësisë. Qytetarët pritet të marrin pjesë në festime të ndryshme, teksa sheshet e Prishtinës do të mbushen me flamujt e shtetit të dytë shqiptar.

Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur edhe një logo për këtë ditë të shënuar. Aty shihet harta e Kosovës me të verdhë, fusha blu me yje sipër hartës, në të cilën shkruhet me të madhe “Gjashtëmbëdhjetë”. Si dhe poshtë një mbishkrim i vogël “Kosovë, ne të dalim zot!”

Siç bëjnë me dije edhe mediat në Kosovë janë planifikuar disa aktivitete të cilat janë si më poshtë:

08:00 – Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës

08:20 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës

08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

08:45 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova 08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

11:00 – Nderime te Monumenti “Heroinat”

11:15 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë

11:25 – Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, Oborri i Kuvendit

12:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

17:00 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës 18:00 Koncerti i Pavarësisë, sheshi i Prishtinës

20:15 – Koncert solem i Filharmonisë së Kosovës, Prishtinë.

Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008, pas atij fjalimi të mbajtur në parlament nga ish-kryeminstri Hashim Thacci, ku tha: “Shpallim Kosovën, shtet të pavarur dhe demokratik.”