Hodhën flakadanë në derbin Partizani-Tirana, arrestohen 2 shtetas! Procedohen 6 të tjerë

0
51

Dy shtetas janë arrestuar nga policia pasi hodhën flakadanë mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Partizani-Tirana, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit e arrestuar hodhën flakadanë gjatë dhe pas ndeshjes derbi të luajtur në “Air Albania” që përfundoi me fitoren e Partizanit 2-1.

Ndërsa  6 të proceduarit, u kapën gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit se kishin lëndë piroteknike me vete. Sakaq policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprimtari të paligjshme gjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Hodhën lëndë piroteknike (flakadanë), gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana, vihen në pranga 2 shtetas.

Procedohen penalisht 6 të tjerë, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 16.02.2024, në stadiumin “Air Albania”, arrestuan shtetasit F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, kanë hedhur flakadanë, gjatë ndeshjes.

Në vijim të veprimeve, gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. L., 34 vjeçe, A. B., 18 vjeç, K. A., 25 vjeç, R. M., 20 vjeç, Xh. R., 18 vjeç, dhe një i mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.