KQZ regjistron PS e PL për zgjedhjet e 14 majit, nis shqyrtimi për dy kërkesat e PD

0
62

PS dhe PL janë regjistruar sot në mbledhjen e KQZ për zgjedhjet e 14 majit. Në mbledhje ka nisur sakaq shqyrtimi për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Celibashi njoftoi dy kërkesat e dorëzuara pranë KQZ, një nga Sali Berisha dhe një nga Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa.