Kremlini përgjigjet pasi Johnson tha se është kërcënuar nga Putin: Gënjeshtra, nuk ka kuptuar thelbin e bisedës

0
44

Kremlini i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson i cili tha në një dokumentar për BBC, se është kërcënuar me jetë nga Presidenti Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, Johnson është shprehur se gjatë një bisede telefonike me Putin, ky i fundit e ka kërcënuar se do sulmojë me raketë Britaninë e Madhe dhe se mund ta vriste Johnson për 1 minutë.

“Në një moment Putin mu drejtua me fjalët, ‘Boris, nuk dua të të bëj keq, por vetëm me një raketë, mund të të heq qafe për 1 minutë” – tha Johnson në dokumentar.

Për këtë ka reaguar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cili i konsideroi gënjeshtra.

“Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që tha Johnson. Më saktësisht, ishin të gjitha gënjeshtra. Duhet pyetur Johnson se me çfarë qëllimi e bëri një deklaratë të tillë. A ishte një gënjeshtër e pavetëdijshme, apo nuk po e kuptonte fare thelbin e bisedës me Putinin? Unë e di mirë përmbajtjen e bisedës mes tyre” – shprehet Peskov.