Krim në familje, babai vret me thikë djalin për shkak të borxheve

0
78

Një krim në familje ka ndodhur në familjen Canelli, në provincën e Asit në Itali. Piero Pesce, 61 vjeç vrau djalin e tij Valerio, 28 vjeç.

 

Vrasja ndodhi mëngjesin e sotme në shtëpinë ku babë e bir jetonin së bashku.

Kur mbërriti policia gjeti trupin e pajetë të djalit të dhomën e gjumit. Babi e kishte goditur disa herë me thikë, raportojnë mediet italiane.

Mosmarrëveshja mes të dyve kishte shpërthyer për arsye ekonomike dhe borxhe sipas hipotezave të para.

Valerio Pesce, 28 vjeç, ishte kthyer për të jetuar me babain e tij, Piero Pesce, 61 vjeç, në shtëpinë e familjes në Canelli (Asti) disa javë më parë.

Valerio që nga viti 2017 dhe deri vonë kishte menaxhuar dyqanin e duhanit në Piazza Cristo Re në Alba (Cuneo). Aty jetoi derisa vendosi në dyqanin e duhanit tabelën “mbyllur për arsye shëndetësore” dhe u kthye te Canelli.

Shkak i tragjedisë dyshohet se u bënë borxhet e të birit për shkak të varësisë nga bixhozi të këtij të fundit.

Sipas disa dëshmive, situata mes të dyve kishte kohë që ishte e tensionuar, për shkak të vështirësive ekonomike që po përjetonte djali.

Prindi dhe djali, në momentin e krimit, ishin vetëm në shtëpi, gruaja e Pieros kishte vdekur disa vite më parë dhe burri jetonte
vetëm.

Ka qenë 61-vjeçari, pak pas orës 9 të mëngjesit, që ka lajmëruar policinë dhe ka rrëfyer se sapo kishte qëlluar me thikë për vdekje djalin e tij.

Burri u arrestua nga karabinierët e Astit./Abcnews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu