Kristen Stewart e thotë troç: Nuk më bëhet vonë për çmimet ‘Oscar’

0
114

Kanë kaluar vetëm dy javë që kur filmi i ri i Kristen Stewart, Spencer, doli në kinema dhe performanca e aktores Kristen Stewart si Princesha Diana tashmë po krijon shumë bujë për Oscar.

Gjatë një interviste në “Variety’s Award Circuit Podcast”, e cila u transmetua të enjten, ylli 31-vjeçar tha se asaj “nuk i bëhet vonë” kur u pyet nëse gjasat për të marrë një “Oscar” ishin domethënëse për të.

“Oscars janë një gjë kaq qesharake. Ka kaq shumë filma dhe shfaqje të jashtëzakonshme që mezi shihen,” shpjegoi Stewart.
“Dhe definitivisht thotë diçka rreth vendit ku jemi si një prani kumulative, se çfarë po shikojmë, çfarë na intereson.”

Unë e vlerësoj shumë që diçka në të cilën isha përfshirë ka ndezur një bisedë kaq të madhe”, shtoi ajo.
“Ne nuk bëjmë filma për të mos u lidhur me njëri-tjetrin, përkundrazi.”

Me regji nga Pablo Larraín, ‘Spencer’ detajon vendimin e Princeshës Diana për t’u divorcuar nga Princi Charles në dhjetor 1991. Filmi ka marrë vlerësime të shkëlqyera, me Stewart që ka fituar lëvdata për performancën e saj si protagoniste.

Stewart tha në podkastin e Variety se zhurma e Oscarit rreth Spencer tregon se sa shumë rezonon Princesha Diana me njerëzit ,24 vjet pasi ikona u vra në një aksident automobilistik në Paris në gusht 1997 në moshën 36-vjeçare.

© SYRI.net