Kryeministri Rama mbledh Asamblenë e PS-së në Vlorë

0
51

Rama mbledh asamblenë në Vlorë. Kryeministri ka mbërritur që prej orëve të para në Vlorë, ku ka nisur në ambientet e Teatrit “Petro Marko” mbledhja me socialistët e Vlorës. Emri i kandidatit për kryetar Bashkie dhe Lista e këshilltarëve, këto janë temat që pritet të diskutohen.
Burime nga partia Socialiste thonë se në mbledhje do të votohet emri për kandidatin e Bashkisë. Aktualisht diskutohet disa emra si: Ermal Dredha, Bruna Mersini, Fate Velaj. Dhe vendimi thonë socialistët do dalë nga kjo mbledhje. PS Vlorë po zhvillon votime për kandidatin. Mësohet se Rama është larguar nga asambleja, konsumon kafe me deputetin Vullnet Sinaj.

Pas takimit Rama do marr pjesë në një aktivitet për 100 vjetorin e Flamurtarit.