Kryeqyteti “vishet” i kuq në “frymën e fundit”, Maguette bëhet hero me dygolëshin e tij

0
23

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren e “Demave” me shifrat 1-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Demat e Kuq”. Pas një topi që nuk u largua mirë nga zona, Maguette lëshon një predhë nga distanca duke shënuar golin e avantzhit në minutën e 15-të.

Ende pa mbaruar pjesa e parë, Tirana gjeti golin e barazimit. Jonuzi gjuan nga jashtë zonës, Qirko ndal goditjen e mesfushorit, por jo të Kristal Abazajt i cili vjen me shpejtësi dhe shtyn topin në rrjetë.

Atëherë kur nuk pritej, Maguette bëhet hero dhe shënon golin e tij të dytë personal dhe të fitores së Partizanit në minutën e 93′-të.

Kjo ishte një ndeshje tipike e derbit, pasi nuk munguan kartonat e verdhë, por as edhe i kuqi, kur pranë përfundimit të ndeshjes, Tirana mbeti me 10 lojtarë. Në minutën e 97-të, Partizani ndëshkohet gjithashtu me të kuq, ku Hadroj merr të verdhin e dytë.

Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Tirana bie në vendin e gjashtë me 46 pikë./h.ll/abcnews.al