Kryetari I Bashkise Elbasan uron besimtaret me rastin e fillimit te muajit te Ramazanit

0
115

Kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka uruar besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

🌙🕌 Ndërsa hëna e re paralajmëron fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, uroj nga zemra të gjithë agjëruesit dhe agjërueset myslimanë.

Ky muaj ofron mundësinë për të reflektuar dhe për t’u zhvilluar shpirtërisht. Njëkohësisht, ai u mundëson besimtarëve dhe besimtareve që të kultivojnë faljen, durimin dhe qëndrueshmërinë.

Si qytet i traditës dhe kulturës Elbasani di se si këtë muaj ta shndërrojë në një ngjarje ku njerëzit qëndrojnë edhe më afër njëri-tjetrit e veçanërisht atyre që janë më në nevojë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të lehtësuar vështirësitë e këtyre individëve.

Urime në Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët! 🤲🏻 Elbasani flash