Incidentet me bombolat e gazit kanë shkaktuar shpesh dëme njerëzore dhe materiale, ndërkohë që bizneset dhe familjarët janë përdoruesit e tyre më të mëdhenj.
Drejtori i inspektimit të naftës dhe gazit, Ahmet Shehu, sugjeron qytetarët që bombolat e gazit ti mbushin vetëm në pika të licensuara.Mbushja e bombolave kryhet vetëm nga shoqëritë e licensuara të cilat kanë impiante të përcaktuara dhe licensuara në respekt të normave dhe kushteve teknike dhe sigurisë.E kanë detyrim ligjor ti mbushin, ti kontrollojnë, të bëjnë kolaudimin e tyre dhe kontrollin periodik të sigurisë. Pastaj furnizojnë subjektet e tregtimit me pakicë dhe këta të fundit bëjnë furnizimin e qytetarëve me këto bombola të kolauduara.”
Sipas drejtorit Shehu është shumë e rëndësishme që bombola të pozicionohet jashtë ambienteve të shtëpisë dhe se në çdo mbushje të saj të tregohen të kujdesshëm edhe për gjendjen fizike të pajisjes.
“Bombola duhet të shoqërohet me elementët e sigurisë, instalimet dhe linjat e tubave të gazit. Qytetarët duhet të kenë instruksionet përkatëse, elementët e sigurisë së bombolës dhe afatin e shërbimit të linjave dhe tubacioneve dhe indikatorë.”
Të pyetur nga Rtv Ora, qytetarët e Tiranës ndajmë mendime të ndryshme për përdorimin e bombolave të gazit brenda ambjenteve të shtëpisë.
“Nëse bombola është e mirë nuk duhet të kesh frikë.”
“E kam marrë të kolauduar dhe e lë jashtë banese, për gatim.”
“Po ka rrjedhje e nxjerr nga shtëpia fare.”
“E kam të rregullt, nuk kam frikë.”
“Po janë të rregullta nuk janë të rrezikshme.”
Pak ditë më parë si pasojë e rrjedhjes së gazit në një hotel në Velipojë u plagosën 4 anëtarë të një familje, të pësuan djegie të shumta.
Ekspertët dolën në përfundimin se shpërthimi ishte shkaktuar nga disa bombola që kishin kohë që nuk përdoreshin.