Kukës/ Kishte mbushur magazinën me lëndë radioaktive, kimike e municion luftarak, në pranga 44 vjeçari

0
71

Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi në magazinën e tij u gjetën dhjetëra bidona plastikë, ku dyshohet se mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Me finalzimin e operacionit policor të koduar “Artizanati”, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 44 vjeç, banues në Kukës.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 44-vjeçarin, në ambientin (magazinë) në pronësi të tij, në qytetin e Kukësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë magazinë, u gjetën dhjetëra bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

“Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit D. M., u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,” njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kukës/ Kishte mbushur magazinën me lëndë radioaktive, kimike Kukës/ Kishte mbushur magazinën me lëndë radioaktive, kimike