Sali Berisha ka dalë në mbrojtje të Irfan Hysenbelliut, në mbrojtje të zaptimit, 4 mijë metra katrorëve rërë dhe det, në mbrojtje të ndërtimeve pa leje,në mbrojtje të biznesmenit që s’paguan taksat

Sipas Berishës ajo që ka ndodhur me “Prestige resort”, është shembulli më i keq dhe diskreditues për Shqipërinë.

“Mbi të gjitha dua të them se ajo që dënoj me forcën më të madhe dhe nuk pajtohem kurrë, sfondi politik i këtyre veprimeve.

Janë të dënueshme, janë antikushtetuese, janë antiligjore përpjekjet për të shkatërruar një grup mediatik në kundërshtim me ligjet e vendit.

Akti është i shëmtuar, është shperthimi i një urrejtje të papërmbajtur të një njeriu që nuk din për shkak të shkallës së tmerrëshme të inkriminimit të tij të përdorë në mënyrë figurative një shprehje  nuk din ku të fus kokën”, është shprehur sot Berisha.

Por, para 7 muajsh, Berisha  e sulmonte ashpër Irfan Hysenbelliun pas një lajmi që ky i fundit kishte publikuar në mediat e tij ku pretendonte se kishte komplimentuar Vangjush Dakon.

Berisha e quante Hysenbelliun si kapter i Taulant Ballësm që financon mediat me paratë e incensratorëve dhe i specializuar për manipulim.

“Të specializuar për manipulim provash dhe gënjeshtrash, ja si mashtron opinionin për llogari të njeriut që gënjen dhe kur fle, Irfan Hysenbelliu, kapteri i Taulant Ballës që financon mediat me paratë e inceneratorëve” shkruante Berisha në rrjete sociale në shkurt të vitin 2022.Sot me sa duket Berisha ka ndryshuar mendim, meqë Hysenbelliu është në konflikt me socialistët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu