Kur divorcin ta detyron… politika!

0
297

Gjashtë muaj para dasmës zbuloi se bashkëshorti i saj i ardhshëm kishte një histori me grupet politike të ekstremit të djathtë dhe, vetëm një javë pas ditës së madhe, ajo braktisi gjithçka, është ngjarja e treguar për gazetën italiane ”La Rasegna”.

Vajza nga Vicenza, një aktiviste për të drejtat e njeriut nuk ishte në gjendje të falte të dashurin e saj, një punonjës 30-vjeçar bolonjez, pasi zbuloi nga fotot se ai ishte adhurues i krahut të ekstremit të djathtë.

Pasi hetoi mbi rininë e partnerit të saj, pas tre vitesh fejese, ajo shkroi një letër ku i shpjegonte se ata të dy nuk mund të kishin një të ardhme të përbashkët.

30-vjeçari u përpoq të justifikohej, por gjithçka ishte e padobishme.

Por, në gjykatën e Vicenzas ai mori rimbursimin e 30 mijë eurove të shpenzuara për dasmën, pasi gjykatësi i dha të drejtë. atsh