Kush është djali i kanidatit për kryetar bashkie që u plagos në masakrën në Shkodër

0
90

Një masakër me 2 viktima ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në qytetin e Shkodrës.

– Advertisement –

Euronews Albania mëson se 1 nga viktimat shtetasi Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici.

Sakaq i plagosur është Arlind Bushati, djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Bushati ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Ky i fundit vetëm pak javë më parë denoncoi në policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.

32-vjeçari denoncoi në polici se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Policia nisi hetimet në lidhje me rastin dhe ndau njoftimin si më poshtë.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës”.

Automjeti me të cilin lëvizin të rinjtë, u qëllua me breshëri plumbash në lagjen e Dobraçit, një lagje që njihet si terriror i fisit Bajri, kundërshtar të familjes Lici.

Si pasojë e të shtënave mbetën të vdekur Hamza Lici dhe 1 kalimtare e rastit.