Kylie Jenner bëri bujë me pamjen e saj, mbajti kokën e një luani të rremë! Fansat shpërthejnë në komente negative

0
82

Kylie Jenner pëlqen të tërheqë “vëmendjen” e paparacëve në çdo paraqitje, por këtë herë fansat e saj janë inatosur me zgjedhjen e saj.

Personaliteti televiziv miliarder u shfaq në një sfilatë mode në Javën e Modës në Paris, e veshur me një fustan të zi.

Megjithatë, fustani ishte gjëja e fundit për të cilën u fol për sa i përket look-ut të saj.

Koka e një luani, në fustanin e 25-vjeçares, ishte ajo që zgjoi interesin e të gjithëve.

Më konkretisht, koka e rreme e një luani mbuloi anën e djathtë të Kylie Jenner, e cila buzëqeshi dhe pozoi para kamerës.
Nëpërmjet profilit të saj në Instagram, Jenner ka postuar disa nga fotot nga pamja e saj nga koleksioni i modës së lartë Pranverë-Verë 2023 për shtëpinë e Schiaparelli.

Mirëpo, këtë herë ajo jo vetëm që nuk u hyjnizua nga publiku i saj online, por mori një “valë” zemërimi në komente.

Postimi i saj i lejoi miliona ndjekësve të saj të shprehnin shqetësimin e tyre për zgjedhjen e kokës së luanit nga Jenner, ku shumica e akuzuan atë për promovimin e mizorisë së kafshëve.

“Po promovoni mizori ndaj kafshëve”, “Kaq gabim duket”, “Është gabimi juaj më i madh” shkruajnë në komentet poshtë postimit.

Por jo më kot ajo kishte zgjedhur një luan. Djali i saj mban emrin Aire që do të thotë Luan i Zotit.