LAJM I FUNDIT/ Zjarr në Memaliaj, digjet biznesi dhe pjesërisht një banesë

0
52

Memaliaj/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:43, në qytetin e Memaliaj, ka marrë flakë bar-lokali në pronësi të shtetasit A. S., banues në Memaliaj. Bar-lokali në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur. Gjithashtu, për shkak të flakëve është djegur pjesërisht banesa e shtetasit G. M., e cila ndodhet në afërsi të bar-lokalit.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu